Topalli diskrediton Taulant Ballën: Rama i merr zgjedhjet me 90%, Putini 75%…

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj deputetit të PS, Taulant Balla, duke i kujtuar manipulimin e zgjedhjeve dhe kërcënimi e votuesve në diasporë.

Në fjalën e saj, Topalli citoi raportin e OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, ku denoncoheshin një sërë parregullsishë, përfshirë përdorimin e administratës publike, parave, bonuseve, tenderave dhe pensioneve për qëllime elektorale.

Topalli tha se, në Bjellorusi zgjedhjet fitohen me 70%, Putini i fiton zgjedhjet me 75%. Në Shqipëri, Edi Rama i ka marrë me 90%.

Topalli: E para duhet të them që për të pas një seancë plenare normale, e vetmja mënyrë për ta realizuar është për të zbatuar rregulloren. Tashti po kthej përgjigje parafolësit. Është e njohur publike që unë në 21-shin kam krijuar një lëvizje. Unë isha një vit përpara nënkryetare e Partisë Demokratike dhe vura re se në krye të Partisë Demokratike ishte njeri, të cilin ju e kontrolloshit në çdo lëvizje. Dhe e majmoshit herë pas here atë e familjen e tij.

Nuk të kam takuar kurrë në jetën time, po ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj merre me vete atë dhe mua mos ma drejto mua. Dakord? Sigurisht që ka qenë e vështirë për mua. Por koha më ka dhënë të drejtë dhe unë sot jam më krenare se kurrë. Të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën.

E dyta. Për zgjedhjet në Shqipëri ke një raport të OSBE-së, që thotë shumë gjëra, si është përdorur administrata, si është përdorur paraja, si janë dhënë bonuse, si janë dhënë, janë bërë, ëh, domethënë, toka, tendera, para, pensione e të tjerë. Por ka një frazë që është fraza më e rëndë, të cilën ju nuk e përmendni asnjëherë dhe thotë se në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh kërkund tjetër.

Vija ndarëse midis pushtetit dhe partisë nuk ekziston më. Imagjinoni çfarë keni bërë ju dhe shokët tuaj në diasporë. Që nuk ja keni çuar as zarfin. Që e keni shpërndarë vetë zarfin. Që thatë se do merrni Dhelon, por në fakt ja dhatë të tjerëve.

Që shkove vetë zotëria jote në Greqi së bashku me të gjithë kryetarët e bashkive e drejtorëve, administratën, duke i kërcënuar me familjen e tyre, me motrat e vëllezërit e tyre që do u hiqnin bukën e gojës nëse diaspora nuk do jepte atyre ëh votën. Unë kërkoj fjalën, është fjalia e fundit.

Ta kam thënë edhe një herë. Nuk e kam me ju, e kam me të gjithë në fakt. Në Bjellorusi zgjedhjet fitohen me 70%. Putini i fiton zgjedhjet me 75%. Në Shqipëri, Edi Rama i ka marrë me 90%. Kaq!

About Redaksia

Check Also

Një histori me prostituta e ministrit të ri të Ramës

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më …