Gazetari Arjan Konomi ka njoftuar se një person që, sipas tij, e kishte kërcënuar për shkak të videos ku përballej me kryeministrin dhe gruan e tij, Linda Ramën.
Konomi ka bërë të ditur se është njoftuar nga Policia e Shtetit se personi është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë dhe rezulton kushëri i Lindës.
Sipas gazetarit, personi është Muharrem Sheta nga Kruja, të cilin e identifikon me nofkën “Rrema” dhe pretendon se ka precedentë penalë. Konomi thotë gjithashtu se Sheta ka pranuar faktin për të cilin është ndaluar, ndërsa thekson se nuk ka ende hollësi të tjera mbi rastin.
Në reagimin e tij, Konomi ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj Linda Ramës, duke pretenduar se personi që e ka kërcënuar është i lidhur me të.
“Ja pra si Linda Rama vepron me kërcënime me njerëzit e saj. Kjo është mafia që drejton shtetin”, shkruan Konomi.
Deri në këtë moment, akuzat për lidhjen e personit të ndaluar me Linda Ramën dhe pretendimi se kërcënimi është bërë në funksion të saj mbeten deklarime të Arjan Konomit. Nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Gazeta RD