Berisha: Ne jemi në komisionin e Reformës Territoriale, mos besoni gënjeshtrat e Taos

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se opozita është pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkot dhe duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se, parlamenti është i paralizuar dhe theskoi se kryeministri Rama po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga proceset vendimmarrëse.

Eksiola Shehu, Euronews: Zoti Berisha, nëse u kuptova drejt, në artikulimin tuaj thatë se çdo veprim është i paralizuar, duke përfshirë edhe mospjesëmarrjen në komisionin e reformës territoriale?

Sali Berisha: Thashë parlamenti është i paralizuar. Asgjë nuk mund të kemi ne në rend dite përveçse grushtin e shtetit që po kryen Edi Rama për të mbrojtur veten e tij.

Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Në rend dite ka një vendim për ndryshimin e përbërjes së komisionit…

Sali Berisha: Të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë.

Eksiola Shehu, Euronews: Zoti Berisha, po ju nuk po shkoni në komision? Keni munguar në tre mbledhje.

Sali Berisha: Kush të tha? Në asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës sepse do të spostojë, por ne jemi të përqendruar tek grushti i tij i shtetit. Është i pashpresë. Çfarë do të bëjë, ai do përfundojë me Lubinë, në krah të saj, aty ku e ka vendin.

Andon Kello, Abc News: Pra, ju jeni në komision?

Sali Berisha: Jemi, si nuk jemi. Kush tha që nuk jemi? Ne kemi qenë dhe jemi. Nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë ju kush ishte Tao, ia lexova aty para jush. Si mund t’i besoni ju atij?

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …