Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të konfiskuara një vit më parë në Portin e Durrësit, të cilat dyshohet se përmbajnë substanca të rrezikshme.
Në masën “arrest shtëpie” është vendosur edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Gjithashtu nën të njetën masë është vendosur edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndërkohë nën masën “arrest me burg” është vendosur:
Doni Sokolaj – administrator i kompanisë D.O.O Minerals
Olizana Pemati – ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”
Mikail Hila – aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”
Mbarime Koroci – aksionere e “Alliance Resource”
Nazif Bajrami – pronar i “Bajrami N”
Andon Prifti – administrator i “Bajrami N”
Petrit Qosja – person fizik në tregtinë e mbetjeve
Julian Kapedani – punonjës i Degës së Doganës Durrës
Indrit Likaj – punonjës i Degës së Doganës Durrës
Helidon Lila – punonjës i Degës së Doganës Durrës
Edmond Voda – punonjës i Degës së Doganës Durrës
Shkëlqim Jakupi – punonjës i Degës së Doganës Durrës
Florian Çimo – administrator i kompanisë koncesionare EMS APO
Gazmend Sina – punonjës i EMS APO
Ingo Hesse – administrator i EMS APO
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim-Kontrollit, AKM
Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit, AKM
Xhulio Golgota – inspektor i Autoritetit Portual Durrës
M. I.
R. B.
H. S.
A. Sh.
Sh. H.
Personat të tjerë në masën “arrest shtëpie”:
Mirjeta Zotaj – kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”
Marjeta Përlala – drejtoreshë aktuale e AKM
Bujana Tonçiça – sektori i lejeve mjedisore, AKM
Evis Mellonashi – sektori i lejeve mjedisore, AKM
Iva Musa – inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Rama del bllof
Ky konstatim i Prokurorisë së Durrësit nxjerr zbuluar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili mohoi faktin që nga Shqipëria mund të transportoheshin lëndë të rrezikshme.
Rama i konsideroi “aludim patologjik” deklarimet publike se nga vendi ynë ishin transportuar lirisht lëndë të rrezikshme drejt shteteve të tjera.
Në një seanca parlamentare në shtator të vitit 2024, Rama u shpreh se “Sipas të dhënave të publikuara, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh i rrezikshme. Gjithashtu praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit nga laboratori i një vendi të bashkimit europian i cili konfirmon deklarimin e subjektit”.

Më tej, ai vijoi duke thënë se, “në të dyja rastet, transportit nga Elbasani drejt Tajlandës dhe atij nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruar janë transportuar nga porti i Durrësit, drejt porteve Europiane me të gjithë dokumentacionin përkatës. Kanë qëndruar dhe janë magazinuar në vendet e Bashkimit Europian ku askush nuk i ka ndaluar”.
Sipas tij, “këto mallra nuk bëjnë pjesë në klasifikimin e mallrave të rrezikshme. Edhe aludimi për mosveprim të amdinistratës portuale apo detare, në rastin më të mirë është alogjik, ose në rastin më të keq, kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i atikuluar jo nga institucionet ndërkombëtare por nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”.
Por, garancitë e ofruara publikisht nga kryeministri Rama u rrëzuan së fundmi nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila duket se ka konfirmuar me prova shkencore së lënda në kontenierët e sekuestruar është e ndaluar dhe e rrezikshme.
Historia e kontenierëve
Në Korrik të vitit 2024, një ngarkesë prej 102 kontenierësh u nis nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kompania eksportuese, “Sokolaj” shpk e Gjovana Sokolajt, kishte deklaruar se ngarkesa përbëhej nga mbetje alumini, një material i lejuar për tregtim jashtë vendit brenda disa parametrave të caktuar.
Por, në Gusht të atij viti, ndërkohë që ngarkesa, e llogaritur rreth 800 ton material, gjendej e pashkarkuar në portet e vendit në Azinë Juglindore, një organizatë ndërkombëtare mjedisore, “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, ngriti alarmin se ngarkesa e nisur nga Shqipëria nuk ishte mbetje alumini, por dyshohej se kishte pluhur helmues të lëshuar nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.
Pas krijimit të kësaj situate, autoritetet në Tajvan nuk e pranuan ngarkesën nga Shqipëria dhe 102 kontenierët e eksportuar nga “Sokolaj” shpk u rikthyen sërish në Portin e Durrësit.

Menjëherë pas kthimit të kontenierëve, Prokuroria e Durrësit njoftoi në 22 Gusht 2024 nisjen e hetimeve, duke u fokusuar tek dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Transportit të mbetjeve të ndaluara”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluara apo kufizuara”.
Për të hetuar këtë rast, u ngrit një grup hetimor, i përbërë nga një prokurore, dy oficerë të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë veprimet drejtoreshin nga shefja e caktuar përkohësisht e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli.
Hetimi për këtë rast kishte vështirësitë e veta, pasi institucionet shqiptare janë të kufizuara në kapacitetet e tyre për të kryer ekspertizat e nevojshme mbi llojin e materialit që gjendet në kontenierë.
“Trafiku i mbetjeve” nuk ndalet
Në shkurt 2025, Dogana e Ankonës në Itali, në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, zbuloi një ngarkesë prej 58 ton mbetje që “përmbanin nivele të larta të substancave toksike si zink, plumb dhe bakër, të dëmshme për mjedisin dhe potencialisht vdekjeprurëse për ekosistemet ujore”.

Gazeta RD