Spahia: Shëndetësia falas, mashtrim për qytetarët, pasurim për qeveritarët!

​Nga Bardh SPAHIA

Raporti më i fundit ndërkombëtar sapo rrëzoi përfundimisht propagandën qeveritare: Shqiptarët paguajnë faturën më të kripur në rajon për shëndetin! 📉
​❌ Ndërsa qeveria trumbeton “falas”, e vërteta është se 84% e familjeve detyrohen të paguajnë nga xhepi për çdo vizitë dhe ilaç.
❌ 27% e shqiptarëve rrezikojnë të rrëshqasin në varfëri ekstreme, vetëm sepse kostoja e mbijetesës është bërë e papërballueshme.
​Ku shkojnë miliardat e taksave tona? 💸
Ato nuk shkojnë për spitale e rimbursime, por avullojnë në PPP, koncesione fantazmë dhe tendera luksi që mbushin xhepat e pushtetarëve të korruptuar.
​Kjo nuk është shëndetësi falas. Kjo është ZHVATJE shtetërore mbi sëmundjen dhe hallet e qytetarëve! 🚑🚫
Është e turpshme që vende si Bosnja apo Serbia, me problematika të ngjashme, arrijnë të mbulojnë qytetarët e tyre me shërbim shëndetësor shumë herë më mirë se Shqipëria. Fakti që vetëm 9% e shqiptarëve arrijnë të marrin shërbim shëndetësor pa kosto shtesë, tregon dështimin total të modelit qeverisës. “Shëndetësia falas” ekziston vetëm si sllogan elektoral ndërsa realiteti, është një sistem që fryn xhepin e pushtetarit duke shpuar xhepin e qytetarit.

About Redaksia

Check Also

Vendimi/Balluku drejt burgut

Alibia e Ramës për të mos dorëzuar Ballukun në prangat e drejtësisë me pretekstin se …