PD Vlorë: Më 10 shkurt në protestë për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Deklaratë e PD Dega Vlorë
nga Sekretarja Funksionale znj.Eralba Kreshpa

Të nderuar qytetare dhe qytetarë të Vlorës,

Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë qartë se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor. Kur vendimet e gjykatave shpërfillen, kur Kushtetuta trajtohet si një letër pa vlerë dhe kur pushteti përqendrohet në duart e një njeriu të vetëm, atëherë rrezikohet vetë demokracia.

Në Vlorë, si në gjithë Shqipërinë, po përjetojmë çdo ditë pasojat e kësaj qeverisjeje, institucione që mbyllen ose hiqen pa asnjë transparencë, shërbime që largohen nga qytetarët, mungesë dialogu dhe arrogancë.

Sot pushteti nuk ka më frikë nga ligji.�Ai ka frikë vetëm nga qytetarët që ngrihen dhe kërkojnë të drejtën e tyre.

Vlora nuk është një qytet që hesht.

Qytetarët nuk janë spektatorë të padrejtësisë.

Më 10 shkurt, ju ftojmë të ngrihemi në një protestë paqësore, dinjitoze dhe qytetare. Të protestojmë jo vetëm për hallet e sotme, por për të ardhmen e fëmijëve tanë.

T’i qëndrojmë ligjit dhe Kushtetutës si e vetmja rrugë drejt Bashkimit Europian.

T’i themi “mjaft” shpërfilljes së institucioneve dhe kapjes së shtetit.

Të marrim fatin e Shqipërisë në dorë.

Më 10 shkurt, Vlora flet.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …