Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, ftoi të gjithë shqiptarët të dalin nesër në shesh. Ai tha se, zëri ynë do dëgjohet në Bruksel dhe mbarë botën.
Berisha theksoi se opozita nuk do të tërhiqet deri në largimin e asaj që ai e quajti ‘qeveria anti-europiane’, duke e vënë theksin te rëndësia që zëri i qytetarëve të lirë të mbërrijë deri në kancelaritë e Bashkimit Europian.
Berisha: A ka krim më të shëmtuar se ky? Një popull që vuajti shekuj, një popull që njohu regjimet më çnjerëzore, varfëritë më ekstreme, një popull që priti dhe pret me padurimin më të madh si arritjen e jetës së këtij kombi integrimin në BE, t’ia mbyllim derën tani për vjedhjet që ka bërë Edi Rama, për vjedhjet që ka bërë organizata e tij kriminale.
Jo, kurrë.
Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para jush, para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do mund të pengojë qytetarët e këtij vendi pa hedhur në Lanë qeverinë e krimit, qeverinë e drogës, qeverinë e hajdutëve, qeverinë anti-shqiptare, qeverinë anti-europiane.
Miq, pra nesër është një ditë e madhe.
Është një ditë e shqiptarëve për Europën.
Është një ditë e shqiptarëve për të ardhmen e tyre.
Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre.
Në qoftë se, ne shpallim solemnisht para shqiptarëve se për opozitën, integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer, sepse ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë, qytetarë më të mëkëmbur, qytetarë më të sigurt, Shqipëri më e zhvilluar.
Asgjë nuk na ndan ne nga kjo rrugë.
Ndaj dhe nesër ftoj qytetarët e Tiranës, këtij qyteti të bekuar, të dalin të gjithë në shesh.
Ftoj shqiptarët të bashkohen, të ngremë zërin tonë, zëri ynë të dëgjohet në Bruksel dhe në mbarë botën se asgjë nuk na shkëput nga qëllimi ynë.
Gazeta RD