Berisha: U bëj thirrje gjykatësve në Hagë të shpallin të pafajshme ish-udhëheqjen politike të Kosovës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës në protestën kombëtare, i bëri thirrje gjykatësve në Hagë të shpallin të pafajshme ish-udhëheqjen politike të Kosovës!

Berisha tha; zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Aleksandër Vuçiç në Beograd që mori pjesë në safarin e qytetarëve në Sarajevë dhe që nuk njoh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij, Edi Rama, i cili ka përzënë 1 milionë shqiptarë.

Berisha: Të dashur miq, dje në Hagë, prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamflete e propaghandës së verbër ultranacionaliste serbe.

Nga kjo platformë, në emër tuaj, i shpreh besimin e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit.

Të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me guxim dhe heroizëm mbrojtën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi më i egër, gjenocidi serb.

Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Aleksandër Vuçiç në Beograd që mori pjesë në safarin e qytetarëve në Sarajevë dhe që nuk njoh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij, Edi Rama, i cili ka përzënë 1 milionë shqiptarë.

I cili me kushtet e kalkulueshme për largimin dënohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në përputhje me konventën e OKB, nenin pesë të saj.

Ndaj dhe zotërinj gjykatës, për të bërë drejtësinë, duhet që këto dy monstra të ulen në Hagë para jush dhe jo luftëtarët e lirisë.

About Redaksia

Check Also

Vjen ultimatumi amerikan për Ramën/ “Respekto drejtësinë, kusht për bashkëpunimin”

Përmes një gjuhe të qartë Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sonte një paralamërim të …