Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Sakrificat tuaja nuk kanë shkuar dëm, tani radhën e ka Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Jemi në kilometrin e fundit, përpjekjet janë më të mëdha, sakrificat tuaja nuk kanë shkuar dëm, tani radhën e ka Edi Rama.

Berisha theksoi se qëndresa ka dhënë rezultatet e para me goditjen e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Ai paralajmëroi se tani radhën e ka ‘hajduti kryesor’, duke u bërë thirrje qytetarëve për një përpjekje finale dhe një kryengritje paqësore, të palëkundur e më të bashkuar se kurrë, për të rrëzuar atë që ai e cilësoi si armikun më të pamëshirë të kombit.

Berisha: Do ta mbyll këtë fjalë me një thirrje për demokratët, për opozitarët dhe për mbarë shqiptarët e duan këtë vend.

Keni sakrifikuar shumë, sidomos katër vitet e fundit, u është dashur të veproni më shumë se sa si opozitarë në kushte normale.

Keni pasur përballë kartelet e drogës, sulmet dhe mashtrimet e medieve të kontrolluara, mburojën e lobingjeve të korruptuara të narkoregjimit.

Me hidhërim kemi parë edhe tradhtarë, lakej, pseudodemokratë që u larguan nga ne dhe u bashkuan me flamurin e zi të Edi Ramës.

Por, jemi në kilometrin e fundit.

Sakrificat tona nuk kanë shkuar dëm.

44 protesta u deshën për të çuar prapa hekurave hajdutin e tretë më të madh të Shqipërisë.

Me një betejë vigane kundër gazit dhe helmit parandaluam grushtin e shtetit që mbronte hajduten e dytë më të madhe të Shqipërisë.

Tani radhën e ka hajduti kryesor, armiku më i rrezikshëmm, më i pamëshirë i shqiptarëve.

Jemi në kilometrin e fundit, por të mos harrojmë se kilometri i fundit kërkon edhe përpjekjet më të mëdha.

Jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, le të hedhin ujë dhe gaz dhe çfarë të duan mbi ne, por përballë hajdutëve asgjë nuk na zmbraps.

Shumë herë më të vendosur.

Shumë herë më të revoltuar.

Shumë herë më të bashkuar.

Shumë herë më të guximshëm.

Shumë herë më të palëkundur në kryengritjen tonë paqësore.

Rrofshi ju, rroftë PD, opozita shqiptare, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …