Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti, ku ka tension dhe përplasje mes protestuesve dhe kordonit policor.
Pprotestuesit po tentojnë të çajnë kordonin policor, ndërkohë që po zmbrapsen nga uniformat blu.
Gjithashtu protestuesit në shenjë revolte i kanë vënë flakën edhe një koshi mbeturinash që ndodhej anës rrugës.
Më herët u shënuan tensione edhe para Kryeministrisë, ku policia përdori makina me ujë për të shpërndarë turmën, që hoqi barrierën metalike, ndërsa si pasojë e përplasjeve ka mbetur i plagosur një polic dhe një qytetar.


Gazeta RD