Berisha: Përshëndetje të përzemërt guximtarëve të pamposhtur të 10 shkurtit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, se, kryengritja e 10 shkurtit shkroi histori, guximi i qytetarëve do rrëzojë Edi Ramën dhe bandat me uniformë.

Berisha dënoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Ai tha se, këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Edi Rama dhe Lubi Ballukun, goditën sot deputetët e opozitës, që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën”, thë ndër të tjera Berisha.

“Dhjetëra mijëra guximtarëve, u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritoni. Vetëpërmbajtjen e tyre mos e merrni për dobësi. Vetëpërmbajtja e tyre është trimëri dhe guxim. Është vendosmëri për të realizuar qëllimin, për të rrëzuar, për të hedhur në kosh të plehrave të historisë njërin prej armiqve më të rrezikshëm në historinë e kombit, më të rrezikshëm në historinë e kombit shqiptar, më të pashpirt, Edi Ramën. Mos mendoni se durimi nuk ka një fund. Dhe unë ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, kjo vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet. Dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Mirënjohje për ju, mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga të katërta anët.

Pra, sot barbaria e policisë nuk kurseu gazetarët. Këta gazetarë dhe kameramanë u trajtuan në mënyrë armiqësore nga banditë me uniformë. U bë gjithçka që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre, misionin e tyre. Por i përgëzoj. I përgëzoj se nuk u ndalën për asnjë moment nga detyra dhe misioni i paraqitjes së çdo akti. Këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Edi Rama dhe Lubi Ballukun, goditën sot deputetët e opozitës, që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën”, thë ndër të tjera Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …