Analisti Fatos Lubonja, duke folur për protestën e 10 shkurtit u shpreh se, protesta duhet të kishte tjetër dinamikë, referuar kauzave për të cilat ato u organizuan.
I ftuar në News24, Lubonj theksoi se, referuar vjedhjeve që ka bërë zv/kryeministrja Belinda Balluku, duhet të ishte djegur Kuvendi.
“Me vjedhjet që ka bërë Balluku, Kuvendi duhet të ishte djegur. Ne jemi popull i nënshtruar, ndryshe do të reagonte një popull në vendet perëndimore”, tha Lubonja.
Lubonja: Problem është raporti i pushtetit me protestat, që nuk pranohen. Duhen protesta shumë më të forta, me këto vjedhje që ka bërë Balluku me Ramën mud të ishte djegur Kuvendi. Ne bëjmë sikur protestojmë, jemi popull i nënshtruar.
Do e kishin djegur po të ishte popull nga këta perëndimorët, atë Betino Kraksin kur i doli skandali, e kanë pritur të dalë nga hoteli dhe kanë dashur ta linçojnë. Ndaj këtu duhet ridimensionuar cdo gjë. Ca ti bësh këtyre, këta janë banditë. Protestat thonë bëjini paqësore. Përdorimi i molotovëve është normale, nuk u vra njeri.
E keni parë cfarë bëjnë grekët, francezët, ne popull dele jemi duan të na bëjnë kafshë më të butë.
Meqë më përmendët 21 janarin, e kam thënë dhe herë tjetër, 700 mijë euro ishte biseda e Metës me Priftin, deklaratat e PS atëherë ishin që populli nuk duron dot më. Dhe këta nuk e morën përgjegjësinë si organizatorë.
Gazeta RD