Tabaku: Statusi i Minatorit, domosdoshmëri! 11 mijë punëtorë meritojnë pension dinjitoz dhe mbrojtje

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka rikthyer në vëmendje nismën për “Statusin e Minatorit”, një propozim ligjor i depozituar prej një viti dhe tashmë në shqyrtim në legjislaturën aktuale.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se, kjo nismë është fryt i një pune trevjeçare së bashku me një grup minatorësh, të cilët prej kohësh protestojnë çdo të enjte përpara Kuvendit.

“Statusi i Minatorit është një domosdoshmëri për një nga profesionet më të vështira dhe me impaktin më të madh në shëndet e në jetë”, shprehet ajo.

Sipas Tabakut, propozimi synon përmirësimin e kushteve të punës, organizimin përmes kontratave kolektive dhe mbi të gjitha rritjen e përfitimeve financiare për minatorët, si dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Ajo nënvizon se shpenzimet e shumta shëndetësore që ky profesion sjell për minatorët dhe familjet e tyre e bëjnë të domosdoshme një mbështetje afatgjatë nga shteti.

“Ka nevojë vetëm për vullnet politik për të zgjidhur gjërat. Duhet të dalim përtej politikës dhe t’u ofrojmë një pagesë dinjitoze këtyre 11 mijë minatorëve”, thotë Tabaku.

 

About Redaksia

Check Also

Protesta e 20 shkurtit/ Berisha: Paqja është forca jonë! Rama do me çdo kusht gjak, por ne nuk i përgjigjemi

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, i pyetur nga gazetarët për protestën …