Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas publikimit të videove ku shfaqen persona civilë që marrin protestues me automjete private.
Noka i ka cilësuar këto veprime si ‘rrëmbim banditesk’, duke akuzuar personat e përfshirë se veprojnë pa uniforma dhe pa simbole dalluese, ndërsa përdorin automjete private për të marrë qytetarët.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka
Ky është rrëmbim banditesk. Askund shteti nuk del kështu pa uniformë e pa simbole dalluese dhe rrëmben qytetarët me automjete private.
Kush janë këta horra!
Gazeta RD