I vihet zjarri Ministrisë së Financave

Ministria e Financave është përfshirë nga flakët gjatë protestës së sotme në Tiranë, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar për të tretën ditë radhazi.

Sipas raportimeve të mediave, protestuesit kanë hyrë në ambientet e godinës dhe i kanë vënë zjarrin.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe makinën ujëhedhëse për të shpërndarë turmën.

Gjatë ditës, protestuesit janë zhvendosur në disa zona të kryeqytetit, duke u përplasur me policinë dhe duke dëmtuar godina institucionesh shtetërore.

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar për të tretën ditë radhazi, ndërsa demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e tij.

About Redaksia

Check Also

Kedhi: Prindër, mos i lini studentët vetëm përballë dhunës dhe autokracisë!

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi ka reaguar në mbështetje të studentëve që vijojnë qëndresën, duke …