Nga Bardh SPAHIA
Ajo që ndodhi sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih është vula përfundimtare e izolimit për Edi Ramën. Kur partnerët ndërkombëtarë të kthejnë shpinën në tryezën më të rëndësishme të sigurisë, mesazhi është i qartë. Koha e narkodiktaturës ka mbaruar!
Pse nuk e duan më në Mynih?
Sepse bota e lirë demokratike nuk mund të ulet në një tryezë me dikë që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e pastrimit të parave.
Sepse aleatët nuk i besojnë më një lideri që vjedh votat dhe shtyp demokracinë në bashkëpunim me krim dhe kartele droge.
Sepse etiketa e “narkoshtetit” nuk fshihet dot më me atlete dhe batuta boshe.
Ky nuk është thjesht një dështim personal i Ramës, është turpi që ai i faturon Shqipërisë. Nga “ylli” i samiteve, sot përfundoi në derën e mbyllur të Europës. Kur edhe bota të braktis, fundi është afër!
Gazeta RD