Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi i tij

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e çon Shqipërinë drejt regresit përmes korrupsionit, represionit dhe dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë.

Duke iu referuar vlerësimeve të organizatës ndërkombëtare Ëorld Justice Project (ËJP), Këlliçi thekson se vendi ka humbur katër pozicione, ndërsa rendit si shqetësime cenimin e lirisë së tubimit, të drejtës së protestës dhe procesit të rregullt ligjor.

Nënkryetari i PD e cilëson situatën në vend dramatike dhe krizën të thellë, duke kërkuar largimin e Ramës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Postimi i plotë

Shqipëria bën hapa pas për shkak të autokratit të korruptuar dhe represionit të tij kundër qytetarëve, djemve dhe vajzave të vendit. Këto vlerësime vinë nga organizata prestigjioze ndërkombëtare si ËJP (Ëord Justice Project).

Organizata ka ndjekur zhvillimet e fundit në vend ku dhuna e urdhëruar nga Edi Rama ndaj protestuesve ka qënë shtazarake. Dhe për këtë shkak, vendi ynë ka humbur 4 pozicione, për shkak të cënimit të lirisë për tubimet, të drejtës së protestës, procesin e drejtë ligjor dhe sigurinë e jetës.

Prej kohësh qëndrimet dhe vlerësimet ndërkombëtare ndaj Kryeministrit më të korruptuar në Europë kanë ndryshuar. Ai nuk është më politikani me atlete, por cilësohet si autokrat që manipulon zgjedhjet, që shkel të drejtat e njeriut që persekuton kritikët e kundërshtarët dhe është i përfshirë në afera të rënda korruptive dhe kriminale.

Realiteti në Shqipëri është dramatik dhe kriza është e thellë.

Kjo nuk mund të mbulohet me lobingje e blerje të mbështetjes. Edi Rama është i rrethuar ngado me kontestim.

Ka vetëm një zgjidhje, largimi i tij dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Kush ia ka dhënë këtë të drejtë Policisë së Shtetit të ndalojë lirinë e lëvizjes!

Kryetarja e komisionit kundërshton kufizimet ndaj protestuesve, regjistrin elektronik dhe procedurën e ndjekur nga qeveria; …