Gazetarja: Balluku drejt “arrestit shtëpiak”! SPAK ka marrë udhëzime nga SHBA dhe BE

Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar këtë të premte se hetimet ndaj Belinda Ballukut mund të çojnë SPAK drejt kërkesës për vlerësimin e një mase sigurie, arrestit shtëpiak.

E ftuar në News 24 gazetarja deklaroi se sipas saj SPAK po merr direktiva nga SHBA dhe BE dhe shumë shpejt do të dëgjojmë një kërkesë për vlerësim për vendosje mase.

Sipas saj, mesazhet gjermano-amerikane dhënë drejtësisë në një fazë të tillë kur kemi përplasje mes legjislativit dhe qeverisë do të thotë se diçka po zien.

“Nesër është 14 shkurti, mesazhet gjermano-amerikane dhënë drejtësisë në një fazë të tillë kur kemi përplasje mes legjislativit dhe qeverisë do të thotë se diçka po zien. Kush mendon se kjo është një cështje e brendshme shqiptare gabon, kjo është një çështje ndërkombëtare. Unë kam thënë se në Bruksel do të ngrihen deputetë gjermanë ku do të adresojnë përplasjen që ka sot qeverisja me drejtësinë për cështjen “Balluku”.

Në momentin që një ambasador gjerman, apo një autoritet amerikan takon krerët e SPAK dmth se ata kanë marrë ca direktiva që do të shkojnë deri aty ku askush nuk e merr me mend. Nëse do të kemi hetime jo vetëm të zyrtarëve të lartë por dhe familjarëve të tyre do të thotë se evropianët e amerikanët kanë kërkuar që jo vetëm drejtësia të bëjë punën, duhet të shkojë tek paratë dhe mënyra si janë pasuruar.

Do të shohim një tjetër lëvizje të SPAK, shumë shpejt do të dëgjojmë një kërkesë për vlerësim për vendosje mase për zonjën Balluku. Nëse kërkesa do të ketë bazë shtimin e një tjetre akuze ndaj saj, do të kemi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj Ballukut”, shprehet Llabani.

About Redaksia

Check Also

Rama nuk u thirr në Konferencën e Mynihut/ Berisha: Sinjal i izolimit diplomatik!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat se, kryeministri …