Draft-raporti i PE nxin Ramën: Korrupsion, blerje votash, përdorim i burimeve shtetërore në zgjedhje!

Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian ka zbardhur draft-raportin për Shqipërinë, duke vënë theksin te problemet reale që shqetëojnë shqiptarët, si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Gjatë vizitës 2 ditore, në 17-18 shkurt, një delegacion i nivelit të lartë nga Parlamenti Evropian, i kryesuar nga eurodeputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Punët e Jashtme, David McAllister, e përmbylli vizitën në Tiranë me një mesazh të qartë për qeverinë e Edi Ramës dhe zhvillimet politike në Shqipëri, duke e quajtur dosjen ‘Balluku’ si një test kritik.

Në draft-raportin e publikuar ditën e sotme, temat e veçuara kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit, demokracia dhe farsa zgjedhore, drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit, liria e medias etj.

Duke u ndalur te secila prej tyre, në draft-raport theksohet rëndësia e procesit të anëtarësimit dhe kryerja e reformave reale, jo vetëm në ligje, nevoja e një reforme zgjedhore duke respektuar rekomandimet e OSBE/ ODIHR pas evidentimit të shkeljeve të rënda që i bënë zgjedhjet e fundit një farsë, siç ishin mungesa e barazisë në kushteve për një garë të barabartë mes palëve politike, përdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve.

Gjithashtu një tjetër pikë e nxehtë është edhe korrupsioni qeveritar, ku kërkohet konsolidim i rezultateve konkrete në hetime dhe dënime, veçanërisht në nivele të larta.

Më poshtë gjeni draft-raportin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian për Shqipërinë:

1. Konteksti i përgjithshëm dhe ecuria e procesit të anëtarësimit

Parlamenti Evropian:

Vlerëson se zgjerimi i BE-së është një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Përshëndet orientimin e qartë strategjik të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe përafrimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Thekson se Shqipëria është vend kandidat që nga viti 2014, ka nisur negociatat në korrik 2022, ka përfunduar procesin e “screening” në nëntor 2023 dhe ka hapur të gjitha kapitujt/klasterat e negociatave midis tetorit 2024 dhe nëntorit 2025.
Nënvizon se procesi duhet të bazohet në meritë dhe në zbatim real të reformave, jo vetëm në miratimin formal të ligjeve.
Përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027.

2. Demokracia, zgjedhjet dhe funksionimi i institucioneve

Vlerësohet se kuadri zgjedhor është përgjithësisht i përshtatshëm për zgjedhje konkurruese.
Megjithatë, shprehen shqetësime për:

mungesë të barazisë së kushteve,
përdorim të burimeve shtetërore,
pretendime për blerje vote dhe presion ndaj votuesve.

Kërkohet reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
Shprehet shqetësim për polarizimin politik dhe diskursin përçarës, që dëmtojnë funksionimin e institucioneve demokratike.
Kërkohet forcim i rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe rritje e transparencës në proceset ligjvënëse.

3. Shteti i së drejtës, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit

Përshëndetet vazhdimi i reformës në drejtësi dhe procesi i rivlerësimit (vetting).
Megjithatë, theksohen sfida të vazhdueshme si:

vonesat dhe mbingarkesa me çështje,
mungesa e qëndrueshmërisë në jurisprudencë,
përpjekje për ndikim të padrejtë.

Kërkohet forcim i organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor dhe investime në infrastrukturë dhe digjitalizim.
Korrupsioni mbetet shqetësim serioz; kërkohet konsolidim i rezultateve konkrete në hetime dhe dënime, veçanërisht në nivele të larta.
Theksohet nevoja për luftë më efektive kundër krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, si dhe bashkëpunim më i ngushtë me agjencitë e BE-së.

4. Të drejtat themelore dhe liria e medias

Kërkohen masa për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik.
Nevojitet transparencë mbi pronësinë e mediave dhe mbrojtje e gazetarëve nga presioni politik apo ekonomik.
Inkurajohet forcimi i mbrojtjes së pakicave dhe grupeve vulnerabël (romë, egjiptianë, persona me aftësi të kufizuara, punëtorë migrantë, komuniteti LGBTIQ+).
Shprehet shqetësim për retorikën anti-gjinore në diskursin politik.
Theksohet nevoja për përmirësim të aksesit në drejtësi për grupet e margjinalizuara.

About Redaksia

Check Also

Berisha takon minatorët protestues: Askush nuk bën atë që bëjnë këta! PD ju garanton mbështetje të plotë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim të shkurtër me minatorët që vijojnë …