Berisha: Nuk do ketë vrimë miu as për Ramën, as për Lubinë!

Në vijim të fjalës së tij në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë, lideri i opozitës Sali Berisha, ashpërsoi tonet ndaj Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke paralajmëruar se “vjedhja e qytetarëve do të shpallet krim i rëndë”.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për kapje të institucioneve, lidhje me krimin e organizuar dhe manipulim të procesit zgjedhor, ndërsa premtoi ndëshkim ligjor për çdo zyrtar që, sipas tij, ka abuzuar me fondet publike. Berisha theksoi se opozita do të synojë rikthimin e zgjedhjeve dhe mediave të lira, duke e paraqitur protestën si pjesë të një beteje për ndryshim politik dhe institucional.

Berisha: Edi Rama, ky armik i egër i qenies së shqiptarëve, njëlloj si babai i tij shpirtëror, ka vendosur mbi shqiptarët censurën, mashtrimin, mashtrimin dhe censurën.

Me mediat e tij të ushqyera si shushunjëza nga paratë e qytetarëve që vjedh në prokurime publike dhe pasuri publike, qytetarët dëgjojnë nga mënëgjhesi gjer në darkë mashtrime dhe vetëm mashtrime. Glorifikimin e të keqes, të krimit, të vjedhjes.

Demonizimin e opozitës, censurimin e opozitës.

Dhe përsëri në një rreth vicioz, mashtrimi kthehet në votë dhe vota në mashtrim.

Por ja ku jemi sot këtu më shumë se kurrë për t’u zotuar se ne do rikthejmë mediat e lira në Shipëri, do rikthejmë zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe se Shqipëria do të jetë një vend normal, një vend i bekuar siç e ka bërë Zoti, vendi i njerëzve të lirë.

Miq, në qoftë se Enver Hoxha përdori kundër shqiptarëve policinë xhelate të Sigurimit të Shtetit, policinë politike, Edi Rama përdor falangat e krimit, përdor organizatat kriminale, përdor kartelet e drogës, përdor ergysët e administratës.

Për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve, për t’i vjedhur, plaçkitur ata, për t’i poshtëruar ata, për t’i vrarë, për t’i grabitur, përdor krimin për të qeverisur Shqipërinë.

Por ne jemi sot këtu për t’u zotuar se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Dhe në qofte se në vitin 2005 ne rendëm pas Aldo Bareve dhe të tjerëve, Aldo Baret sot janë Edi Rama, Lubi Balluku, ministrat e tij, kurse kartelet e drogës, Elvis Doçi, Suel Çela janë thjesht ushtarët e tyre.

Ta dinë mirë se edhe prapa diellit po të shkojnë, ne do t’i gjejmë ata, ne do t’i ndëshkojmë ata me forcën e ligjit.

Miqtë e mi, Shqipëria e lirë, Shqipëria e qytetarëve të lirë do të shpallë vjedhjen e qytetarëve krim të rëndë.

Do ndëshkojë dy herë më shumë qeveritarët që arratisen.

Miq, drejtorë dhe të tjerë braktisin Shqipërinë me shpresën se do mund të shpëtojnë.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …