Berisha: Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë, regjimi po përdor mjete të ndaluara me ligj!

Duke folur mediat nga zona e “rrugës së Elbasanit”, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Tirana është në duart e kryengritësve paqësore.

Sipas Berishës, policia i ka kaluar vijat e kuqe dhe do të mbajë përgjegjësi për këtë.

“Do qëndrojmë në fushëbetejë

Vendi ynë është në fushëbetejë.

Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh.

Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore.

Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë.

Po i kalojnë vijat e kuqe. Do të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Rama në SHBA/ Paditet si pjesë e skemës së mashtrimit 8 milionë USD me Ron Yeffet

Një padi e depozituar në SHBA ndaj Ron Yeffet, e siguruar nga “Pamfleti” zbulon një …