Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për gazetarët, është shprehur se, policët që qëllojnë mbi protestuesit paqësor do të marrin ndëshkimin e merituar.
Ndërkohë e plagosura me plumb gome, Senada Mehmeti është shprehur se, është qëlluar nga tarraca e kryeministrisë.
“Protestueset më paqësore.
Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë”, tha Berisha.
Zonja Mehmeti, në çfarë vendi ishte kur u qëlluat?
Senada Mehmeti: Ka qenë ende pa mbaruar protesta, në kohën kur kryetari i PD-së, Sali Berisha po mbante fjalimin e tij. Kam qenë në rreshtin e parë pa bërë asnjë lëvizje, një dëgjuese dhe protestuese.
Me çfarë u qëlluar dhe nga ku u qëlluat, çfarë pozicioni?
Seanda Mehmeti: Nga pozicioni që jam qëlluar, duhet të ketë ardhur nga tarraca e kryeministrisë se unë kam qenë të majtë të skenës dhe kështu që nga andej ka ardhur edhe goditja.
Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?
Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.
Po si do vazhdojë?
Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.
Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.
Gazeta RD