Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e opozitës që u zhvendos nga Kryeministria te Kuvendi.
Protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Si pasojë e përplasjes, një nga protestuesit dyshohet se është asfiksuar nga gazi dhe i ka rënë të fikët.
Protestuesit e tjerë i kanë ardhur në ndihmë dhe e kanë shtrirë në tokë, ndërsa kanë thirrur dhe ambulancën.
Momente tensioni u regjistruan edhe para Kryeministrisë, teksa protestuesit janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.
Gazeta RD