Noka paralajmëron Ramën: Hesapet i ke me shqiptarët! Asgjë s’e ndal popullin opozitar!

Deputeti i PD, Flamur Noka ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se tashmë hesapet do t’i ketë me popullin shqiptar, pas dhunë së ushtruar nga Policia ndaj protestuesve paqësore këtë 20 shkurt, teksa përdori ndaj tyre pasivisht gaz lotsjellës dhe ujë.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët teksa ndodhej me protestuesit dhe pas incidentit të njërit prej tyre që humbi ndjenjat si pasojë e gazit lotsjellës së përdorur nga Policia, Noka tha se ata nuk duan t’ia dijë për qytetarët, madje as për besimtarët në xhami.

“Asgjë s’e ndal popullin opozitar pa e kryer narko-regjimin e krimit dhe karteleve.  Ato maska që vënë u kanë rënë tashmë, hesapet Edi Rama bën me shqiptarët dhe me askënd tjetër”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …