Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, jehona e kryengritjes paqësore të 20 shkurtit ka qenë më e madhe se kurrë, duke u transmetuar në agjencitë dhe mediat më të mëdha të botës.
Ai veçoi albumin e prestigjiozes Getty Images, ku, sipas tij, Shqipëria u paraqit si një vend i udhëhequr nga zgjedhje të stilit stalinist dhe me një kryeministër dhe zëvendëskryeministër të akuzuar për korrupsion.
Berisha e cilësoi këtë si një provë se kryengritësit mbrojtën dinjitetin dhe nderin e shqiptarëve, duke i dhënë fytyrën e vërtetë kombit në një përballje me regjimin e Edi Ramës.
Berish: Miq, jehona e kryengritjes tonë paqësorë mbrëmë ishte më e rrufeshme se kurrë ndonjëherë.
Ndërkohë që kryengritja zhvillohej, agjencitë e lajmeve më të mëdha të botës, televizionet dhe mediat botërore e transmetonin atë.
Po unë dua të veçoj sot para jush albumin e fotografive të agjencisë më prestigjioze në botë të fotografisë Getty Images.
Në albumin e saj, në disa nga fotot, ajo shkruante: Shqipëria, vendi i zgjedhjeve të stilit stalinist.
Në të tjera, kryeministri hajdut dhe zëvendëskryeministrja hajdute. Pra, korrupsionin.
Çka tregon se ju, të dashur kryengritës, mbrojtët nderin e vendit tonë, mbrojtët nderin e shqiptarëve, dinjitetin e tyre.
U bëtë fytyra e vërtetë e këtij kombi në dallim nga fytyra e nxirë e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.
Pra, kauza është e drejtë, fitorja është e jona.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për guximin dhe trimërinë tuaj.
Gazeta RD