Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kryetari i PD, Sali Berisha, ka nënvizuar se PD ka marrë mbështetje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar dhe është më e besueshme se kurrë për qendrën e djathtë që udhëheq botën.
Ai bëri të ditur se delegacioni i Parlamentit Europian ka theksuar partneritetin e PD-së dhe Berishës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Berisha theksoi se, pavarësisht kritikave të bëra nga disa përfaqësues ndërkombëtarë, kredencialet e Partisë Demokratike janë më të forta se kurrë, duke përmendur mbështetjen nga partitë politike të rëndësishme në nivel global, përfshirë Bashkimin Kristian Demokrat të Gjermanisë dhe Partinë Republikane të SHBA.
Geraldina Kola: Duket qartazi se ndërkombëtarët nuk e durojnë Ramën, por a e shohin opozitën si alternativë qeverisisë. Mendoni se duhet të bëni ndonjë lëvizje në lidhje me ofertën qeverisëse për të ja shkurtuar ditët këtij pushteti që na mori frymën.
Sali Berisha: Së pari më lejoni tu informoj për një bisedë që u zhvillua me delegacionin e Parlamentit Europian që erdhi në Shqipëri. Në atë bisedë pati një përfaqësues të mashtruar, i cili deklaroi se pasi kritikoi Ramën, tha se opozita ka probleme me integrimin. Kryetari i këtij delegacioni i kthej përgjigjen e merituar. I tha se, Partia Demokratike dhe Sali Berisha janë parterët tanë të besueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Pra unë thashë një bisedë, por të garantoj se kredencialet e PD-së janë sot më të certifikuara se kurrë. Geraldina mos harro një gjë dhe gjeji e lexoi.
Janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha forcave politike, përfshirë Bashkimin Kristian Demokrat të Gjermanisë së kancelarit Merz, Partinë Republikane të SHBA-së dhe të gjitha partitë në Europë, në Azi, në Amerikë të cilët mbështesin plotësisht PD-së dhe Sali Berishën.
Pra nuk duhet të bien viktimë e propagandës të altoparlamentëve, papagajve të paguar të Edi Ramës dhe lobistëve të tij të korruptuar. Të jeni e sigurtë se sot PD është më e besueshme se kurrë për komunitetin ndërkombëtar, nuk them për socialistët ndërkombëtar, por për qendrën e djathtë e cila sot qeveris botën.
Gazeta RD