Larg nga qorrsokakët ideologjikë!

Nga Iva V.GRILLO

Shoh e dëgjoj që po tentohet t’i vishet protestës një mantel “internacionalizmi proletar”… duke e projektuar atë si pjesë lëvizjesh më të mëdha botërore… si një mësim që Shqipëria i jep botës… si themele të një shoqërie të re, etj, etj…

Shqiptarët kanë një emergjencë kombëtare: largimin e Ramës si kryeministri më i korruptuar i historisë dhe kërkesë për krijimin e një qeverie teknike/kujdestare që sjell shtetin në binarë dhe krijon një infrastrukturë të drejtë për zgjedhjet e ardhshme.

Bën vaki kthehemi dhe në fanar ndriçues për botën 🤔…, por ndërkohë mos e dobësoni klithmën e revoltës së shqiptarëve kundër regjimit Rama, duke u varur mbi supe axhenda të tjera “botërore” (edhe lokale…) që krijojnë vetëm amulli dhe i japin oksigjen regjimit Rama.

Mos i fusni njerëzit në qorrsokake e në përplasje për axhenda ideologjike sepse hajdutëria nuk njeh ideologji!

“Rama ik” është A-ja e çdo ndryshimi!

#RamaShporru Larg nga QORRSOKAKËT IDEOLOGJIKË!

About Redaksia

Check Also

“S’ka bir nëne a bir kur.ve që…”/ Rama: Çdo qindarkë e kam fituar me djersën e b…

Edi Rama ka reaguar pas shpërndarjes së një videoje ku ai shihej në Basel të …