Screenshot

Bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas/ Gazetari: Punimet në Korridorin VIII masakër mjedisore!

Gazetari Mentor Kikia ka denoncuar punën e bërë nga kompanitë “ANK” dhe “2T” në rrugën Librazhd-Prrenjas, e cila është bllokuar sot pas problemeve të krijuara nga shembja.

Kikia shkruan në rrjete sociale se Rruga Elbasan – Qafë Thanë, ka qenë një nga rrugët me standardin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, e ndërtuar rreth 25 vjet më parë nga një kompani maqedonase.

Ndërsa me ndërtimin e Korridorit të 8, kompanitë e mësipërme kanë kryer sipas tij masakër mjedisore edhe mbi lumin Shkumbin.

“Prej kaq kohësh as gropa në asfalt nuk kishte, edhe pse zero mirëmbajtje deri tani!

Anomalitë e krijuara në këtë aks, këto muajt e fundit, duhen kërkuar tek kompania që po ndërton rrugën e re, Korridorin e 8”, shkruan ai teksa shton se shembjet e rrugës ekzistuese kanë ndodhur aty ku po ndërtohet traseja e re.

Postimi i plotë

Përse po bie rruga Librazhd – Qafë Thanë?

Rruga Elbasan – Qafë Thanë, ka qenë një nga rrugët me standardin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, e ndërtuar rreth 25 vjet më parë nga një kompani maqedonase. Prej kaq kohësh as gropa në asfalt nuk kishte, edhe pse zero mirëmbajtje deri tani!

Anomalitë e krijuara në këtë aks, këto muajt e fundit, duhen kërkuar tek kompania që po ndërton rrugën e re, Korridorin e 8.

Ajo ka kryer masakrën më të madhe mjedisore mbi lumin Shkumbin dhe krejt luginën. Nga Rrogozhina deri këtu ku po shembet kjo urë, rruga po ndërtohet me zhavorr lumi. Shtratin e lumit e kanë masakruar, e kanë shkatërruar tërësisht.

Ndërkohë që nuk ka lënë asnjë përrua pa gërryer e shkatërruar gjithashtu, për të marrë inerte.

A duhet përdorur zhavorri i lumit me gurë të rrumbullakët e të lëmuar për shtratin e rrugës? Le ta japin inxhinierët përgjigjen për këtë.

Por shembjet e rrugës ekzistuese kanë ndodhur aty ku po ndërtohet traseja e re. Çdo dëmtim ka një faturë financiare, të cilën nuk duhet ta paguajmë ne.

About Redaksia

Check Also

PD njofton protestën e radhës më 28 shkurt

Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt. Kryetari …