Vritet 47-vjeçari për një vend parkimi (Foto)

Skerdilajd Isufi u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij ditën e sotme në Kavajë. 47-vjeçari u vra me thikë për një vend parkimi nga një bashkëmoshatar i tij.

Burimet bëjnë me dije se viktima kishte parkuar makinën përpara banesës së autorit, duke shkaktuar kështu një debat të fortë mes tyre, i cili u mbyll në mënyrë fatale për Isufin.

Debati për makinën e parkuar përpara shtëpisë së Roland Pujës u përshkallëzua deri në vrasjen tragjike të Skerdilajt Isufit.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri u dërgua për në spital por fatkeqësisht për shkak të plagëve të rëndë që ai mori, nuk arriti të mbijetonte.

About Redaksia

Check Also

Himara në betejë me flakët, asnjë reagim nga qeveria

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e By-Pass-it të Himarës pasditen e …