Sot në Apelin e GJKKO-së, gjyqtarja Nertina Kosova shqyrtoi kërkesa e Veliajt për të ndryshuar masën e sigurisë, ‘arrest me burg’ në të cilën ndodhet prej 10 shkurtit 2025.
Kryebashkiaku i Tiranës iu drejtua me ankim Apelit kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva Deda për vijimin e arrestit në burg ndaj tij.
Veliaj kërkoi masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar garanci pasurore por as këtë herë kërkesa nuk iu pranua.
Kërkesa e Veliajt erdhi menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij.
Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kishin ngritur një skemë të mirëorganizuar për përfitimim e rryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi. Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.

Gazeta RD