Misioni faktmbledhës i PPE në selinë e PD, takim me Berishën dhe përfaqësues të tjerë

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ndodhet në selinë e Partia Demokratike.

Delegacioni i PPE do të zhvillojë takim me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike.

Në fokus të përfaqësuesve të PPE është një mision faktmbledhës për çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vizita e misionit faktmbledhës vjen në kuadër të angazhimit të PPE për të monitoruar zhvillimet politike në vendet partnere dhe për të forcuar bashkëpunimin me forcat politike anëtare apo partnere në rajon.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet!

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 28 shkurtit do të zhvillohet në …