Nga Luçiano BOÇI
Bujar Nishani renditet ndër ato emra për të cilët fjalët rrjedhin me një intonacion të epërm.
Politikan brilant, Presindent virtuoz, Ministër profesionist, mik i çmuar, shok i rrallë, familjar i mrekullueshëm, qytetar model.
Dhe mbi gjithçka, Njeri në kuptim më të plotë të fjalës.
Tronditja për ikjen e tij të shtang!
E shtangia bëhet gjëmë.
E gjëma hidhërim.
Hidhërim për ndarjen nga ne të njeriut-politikan, njeriut-president, njeriut-njeri i vërtetë.
Lamtumirë miku im i mirë!
Me butësinë e fjalës, buzëqeshjen e natyrshme dhe mençurinë e penës Ai la gjurmë të pashlyera kudo ku punoi dhe jetoi.
Kurajo e tij përballë vështirësive ishte epike dhe shembull frymëzimi.
Sfidat e pengesat që jeta dhe politika ia ofruan shpesh me të padrejtë, i përballoi me një fisnikëri hyjnore.
E pabesueshme që Bujarin nuk do e kemi më midis nesh, në betejat që ai dinte bukur t’i bënte e t’i fitonte.
Me ikjen e parakohshme familja humbi njeriun e saj të dashur e të përkushtuar.
Partia Demokratike humbi një nga drejtuesit e saj më të mirë.
Miqtë e shokët humbēn një mbështetës të rrallë.
Vendi humbi një atdhetar të përkushtuar.
Lamtumirë President!
Nderimi për ty është i pamatë!
Ndriçofsh në parajsë!