Më 3 qershor mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, agjenda

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e premte, 3 qershor 2022. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit do të mbahen zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Vlen të theksojmë se sot u zgjodhën 20 emrat e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Emrat më të votuar në Kryesinë e re janë Belind Këlliçi nga burrat me 192 vota, ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Belind Këlliçi mori 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota. Ndërkohë votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Njoftimi 

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Edi Paloka
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …

Leave a Reply