Real Madridi “mbret” i Europës, fiton trofeun e 14-të të Champions

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë. Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22.

Ndeshja nisi me 36 minuta vonesë, për shkak që ende nuk ishin vendosur në stadium shumica nga tifozët e Liverpoolit.

Pas fillimit, të dy ekipet luajtën me intensitet më të lartë, kurse Liverpooli mbante posedimin.

Në fund të pjesës së parë, Benzema shënoi gol, por që pas disa minutave konsultimi të VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply