Shpërthim tritoli në Vlorë, hidhet në erë një makinë

Vlora është tronditur sot nga shpërthimi i tritolit. Sipas burimeve, një lëndë shpërthyese, që dyshohet se ishte tritol, ishte vendosur pranë një automjeti në lagjen Pavarësia në Vlorë në zonën e Centrales. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima po vetëm shkatërrim të mjetit.

Tritoli si dyshohet, ka shpërthyer rreth orës 3:00 të mëngjesit, duke gdhirë e hëna. Policia ka shkuar ditën e sotme në vendngjarje.

Burimet nga policia bënë të ditur se, lënda plasëse është vendosur në makinën e shtetasit Ermal Kasa, 31-vjeç, i cili jetonte e punonte prej pak kohësh në qytet. Makina ishte e parkuar dhe nuk pati viktima.

Sipas burimeve, Kasa është nga Elbasani dhe punon ekonomist në një kazino në Vlorë. Njihet si person i qetë dhe dyshohet se shpërthimi mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se eksplozivin në automjetin luksoz tip “Audi” e kanë vendosur 2 persona të maskuar, thanë jozyrtarisht të njejtat burime.

Policia e Vlorës paraprakisht njoftoi vetëm se: “Më datë 30.5.2022, rreth orës 2:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

VIDEO/ Nis hetimi: Kush ia vuri eksplozivin, punonjësit të kazinosë në Vlorë?

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply