Pse po hedhin helm nëpërkat e AliBashës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër për shkrimet në mediat e majta lidhur me zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Manjani i cilëson ato si nepërka të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ndërsa shprehet se, anëtarët e Kryesisë u zgjodhën nga votat e demokratëve dhe jo nga Sali Berisha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai thotë se nepërkat po hedhin helmin e pushtetit për një debat që nuk na çon askund.

Postimi i Manjanit

Sinqerisht nuk e kuptoj këtë helmin me titull “ç’janë këto që u zgjodhën”?!

Janë të zgjedhur pra. Ç’duhet të jenë më shumë?!

Rregulli është kush merr më shumë vota mandatohet. Kaq e thjeshtë është.

Tani me kë e kanë helmin nërpërkat, rrogëtarët e përhetshëm?! Me ato që janë zgjedhur apo me ato që i zgjodhën?!

Nëpërkat e AliBashës hedhin helmin e pushtetit nga shishja me logo “fajin e ka Saliu”.

Po vërtetë, ç’faj ka Saliu që demokratët votojnë dhe zgjedhin atë që duan?!

Po të kishte në dorë ti emëronte Saliu dhe nuk e bëri, do ta kuptoja llogjikën e helmit, por kur mandatet i jep vota ska vend kjo llogjikë.

Nejse, por debati mbi personat nuk çon askund. Helmi ndaj tyre çon në greminë.

Askush në këtë botë nuk është perfekt, kjo vlen më së pari për ata që hedhin helm personal.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply