Berisha: Misioni faktmbledhës i PPE na garantoi për mbështetje të fuqishme!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale tha se, protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës shqiptare kanë tronditur regjimin e Edi Ramës dhe do të vazhdojnë të jenë mjeti për ta mundur atë.
Berisha theksoi se, përpjekjet e qeverisë për të krijuar mburojë ligjore për vetveten dhe bashkëpunëtorët e saj nuk mund të neutralizojnë revoltën qytetare, duke vënë në dukje se pa angazhimin e qytetarëve dhe protestat e tyre, kjo luftë politike nuk mund të kishte përparuar.

Berisha: Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm.
Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe në botë.
Ka pasur jehonën më pozitive se të gjithë protestat që kemi organizuar ndonjëherë pasi në kushtet e një flagrance në vjedhje të kryeministrit, zëvendëses së tij, përpjekjet e tyre për grusht shteti, ne u treguam shqiptarëve dhe botës se opozita shqiptare është në këmbë, është e tëra kundër këtij regjimi dhe nuk pajtohet me të.
E them dhe e përsëris, ne mbrojtëm dinjitetin e këtij vendi, mbrojtëm dinjitetin e kombit tonë dhe bënë detyrën që kemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë.
Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën.
Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori.
Pasi dështoi me grushtin e shtetit me Gjykatën Kushtetuese, ai përpiqet me ndryshime ligjesh të krijojë një mburojë për veten dhe bashkëhajdutët e tij në mënyrë që ligji të mos mund t’i dënojë, të vazhdojnë të qetë të vjedhin fondet dhe pasuritë publike.
Dhe po në këtë kontekst, ai bëri dje një riformatim të qeverisë me të cilin faktoi më shumë se çdo gjë tjetër se Lubia është vetë Rama.
Apo me fjalë të tjera, fuqinë e pakufishme të Lubisë mbi Ramën.
E marrë hua nga populli që thotë se u mbars mali dhe polli një mi, ne themi dështoi Lubia dhe populli 3 ministra dhe një zëvendësministër.
Akt më qesharak dhe më të papërgjegjshëm nuk ka pasi firmat e atyre që janë emëruar, janë në të gjitha dokumentet që Lubia koa firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, këta ministra janë për definicion anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të Lubi Ballukut në ofertat, tenderat dhe vjedhjet e saj.
Por përsëri është absolutisht e pamohueshme se pa protestën tuaj, pa revoltën tuaj dhe kryengritjen tuaj paqësore, këto nuk do mund të ndodhnin.
Këto përpjekje të Edi Ramës shënojnë agoninë, progresin e agonisë politike të tij.
Dëshmojnë se suksesin e opozitës në kilometrin e fundit të saj.
Por këto ftojnë që kjo betejë të vazhdojë me të gjithë forcat tona.
Në rast se ne, të themi se arritëm ta vëmë përpara regjimin, ne nuk kemi fituar ende luftën.
Lufta fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme dhe unë kam besim tek shqiptarët se sot janë më të gatshëm se kurrë të ndahen me këtë regjim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit …