Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se Tirana është në duart e qytetarëve dhe jo të barbarëve.
Në një prononcim për mediat, Noka akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se ka dhënë urdhër të marshimi i opozitës të ndalohet, ndërsa e etiketoi atë si “Narko Proda”.
“Protesta paqësore vazhdon. Pavarësisht Narko-Proda urdhëroi që të bllokohet marshimi, asgjë nuk e ndal. Çdo skenar që ata kishin u ka dështuar. Kryengritja është në mënyrë paqësore dhe askush nuk ua shpëton dot lëkurën. As narko-proda dhe as banda e tij në Policinë e Shtetit. Ne jemi në marshim. Tirana u takon qytetarëve dhe barbarëve të pushtetit. Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarë”, tha Flamur Noka.
Gazeta RD