Berisha: Vila e Enverit u sulmua, pasi besonin se aty ishte Edi Rama! Njerëzit pranë tij kanë folur për një projekt kulle

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur edhe për reagimet që pasuan protestën e opozitës pas sulmit tek ish vila e diktatorit Hoxha.

Ai tha se, vila e Enverit u sulmua, pasi besonin se aty ishte Edi Rama, njerëzit pranë tij kanë folur për një projekt kulle.

Pyetje: Z. Berisha, largimin e titullarit të Policisë së Shtetit a e konsideroni si sukses të protestës të së shtunës?

Sali Berisha: Ka një fakt që ai u largua i shënjuar nga ne si një armik i ligjit, si një bashkëpunëtor i bandave, e sigurt kjo.

Por druaj se ai u largua për shkak se nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës dhe kjo pastaj nuk them, thashë gjersa aty kishte njerëz dhe ishte qendër kulture, se policia kudo na doli me ato mburojat para dhe na pengonte, aty nuk kishte njeri, ata nuk panë njeri aty, ata kanë menduar se nuk ka njeri. Ky është gjithë problemi.

Dhe duket se tani që u bë… bile aty u tha edhe më keq, aty u tha se kanë futur njerëz të policisë kriminale t’u thonë protestuesve që banon Edi Rama aty.

Dhe fillimi i sulmeve ndaj asaj vile ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama.

Urrejtja për Edi Ramën është e pakufishme dhe nuk mundet ne që të pengojmë urrejtjen ndaj Edi Ramës. Kjo është e vërteta.

Por ai nuk ishte aty, ai banonte herë pas here tek vila e Mehmet Shehut.

U sqaruan gjërat.

Ka të tjerë që thonë se aty është projekt kulle.

Nuk e di. Po njerëz të afërt me Ramën kanë lëshuar idenë se është në projekt kulle.

Sidoqoftë atyre dy të huajve u kërkojmë ndjesë dhe shpreh keqardhje se nuk duhej kurrsesi dhe po të dihej se është qendër kulturore dhe se aty ka të huaj, kjo nuk mund të ndodhte.

Pikë!

Pyetje: Z. Berisha, kush është më e rëndësishme, vila e Enverit apo Shtëpia me Gjethe që dikur kryheshin përgjimet e Sigurimit të Shtetit?

Sali Berisha: Asgjë nuk krahasohet me mizorinë e Enver Hoxhës. Enver Hoxha ishte njeriu më mizor, i cili shumë më tepër vrau me uri kronike shqiptarët se sa me skuadra ekzekutimi.

Ju nuk i dini, nuk keni jetuar në atë kohë ju kur 70% shqiptarë jetonin me bukë, kripë dhe sherbet.

Ose lëng kripe ose lëng sheqeri dhe bukë misri.

Ai nuk ka të krahasuar me asnjë diktator tjetër në Europë dhe në botë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaron se, anëtarët demokratë të Këshillit të …