Gjykata liron 4 të arrestuarit pas protestës së opozitës

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 4 protestuesit e arrestuar për protestën opozitare të së shtunës.

Ndaj të dyshuarve Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore 2 herë në muaj.

Sipas Policisë, gjatë protestës ata hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe godinës së njohur si Vila 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin shtetas të huaj brenda, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Si pasojë u shkaktuan dëmtime në këtë godinë, si dhe u dëmtuan 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …