Dhunohet barbarisht me qyta pistoletash famëziu Fatmir Metaj në zyrat e IKMT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar barbarisht me qyta pistoletash drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metaj.

Sipas burimeve, Metaj është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Burime brenda institucionit bëjnë me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Sipas tyre, Fatmir Metaj ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se Meta është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas incidentit të rëndë Çela mësohet se ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen.

Fatmir Metaj mbahet mend mend si nj famëzi pasi veproi si një bandit në shembjen e objekteve turistike në Theth vitin e kaluar duke keqtrajtuar pronarët e tyre.

About Redaksia

Check Also

Rritet çmimi i bukës në Korçë, arrin në 150 lekë!

Çmimi i bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve …