Bardhi takim me ambasadorin e Kroacisë dhe Sllovakisë, ja çfarë u diskutua

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramarić, dhe Ambasadorin e Sllovakisë, Albin Otruba.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se integrimi europian duhet të jetë një proces i bazuar në standarde, demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira e të ndershme, jo thjesht një slogan propagandistik.

Ai thekson se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka dështuar të përmbushë këto standarde, duke e akuzuar për korrupsion, bashkëpunim me krimin e organizuar dhe minimin e proceseve demokratike në vend.

Postimi në Facebook

Kënaqësi takimi me Ambasadorin z. Zlatko Kramaric dhe Ambasadorin z. Albin Otruba, përfaqësues të dy vendeve mike Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë, ku rikonfirmuam edhe njëherë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane. Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit, siç tregon rasti i fundit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo qeverisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç na provojë afera e AKSHI-t.

Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europia jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend. Edi Rama qartësisht nuk e garanton këtë. Ai është peng i korrupsionit të tij.

About Redaksia

Check Also

Kryengritje para Parlamentit me 12 mars

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, njoftoi …