Berisha: Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e kanë vënë me shpatulla pas murit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalws sw tij nw mbledhjen e Grupit Parlamentar se, Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e kanë vënë me shpatulla pas murit.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje!

Edi Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj, çdo normë për të mbrojtur veten e tij.

Në asnjë rrethanë, ai nuk pranon të ulet para prokurorëve për aferat e panumërta korruptive që ka.

Kjo që zhvillohet është vetëm aparenca.

Natyrisht të dytë ky komb hajdute si Lubi Balluku nuk ka pasur në tërë historinë e tij.

Por, nuk është çështja e Ballukut këtu.

Këtu është çështja e Edi Ramës.

Pas ndërhyrjeve të fundit të fuqishme të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur në Shqipëri rendin kushtetues, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, funksionimin e sistemit të drejtësisë si kushtet e të gjitha kushteve për ecjen e mëtejshme drejt BE, të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër.

Të gjitha këto, Edi Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij.

Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar, ai firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Europës, BE-së se nuk më duheni ju, por më duhet Vuçiçi.

Me Vuçiçin, gjatë këtyre muajve BE ka pasur, siç e keni ndjekur, një debat shumë të fortë dhe aktiv me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet, mospajtimet e BE me Beogradin e Vuçiçit.

Për më tepër, Aleksandër Vuçiç akuzohet si një nga organizatorët e safarit të Sarajevës, që ka organizuar gjahun e njerëzve në Sarajevë.

Një mashtrues i paskrupullt që betohej se nuk ka pasur automatik në dorë, në një kohë që videot e tij me automatik në dorë janë botërisht të njohura.

Dhe ky, në këto momente investohet me detyrim tek Vuçiç për t’i thënë se nuk je vetëm, jam edhe unë me ty.

Por ky krejtësisht për qëllimet e veta, për qëllime se nuk do kurrsesi të ulet, të hetohet, të ulet në bankën e akuzës.

Pra, kemi të bëjmë me veprime in ekstremis të një njeriu që i mbështetur me shpatulla pas murit nga dhjetëra dosje, fakte, vetë dhe familjarisht, tani gjen zgjidhje në Beograd.

Tani propozon, nuk na duhet Europa, por Ballkani i Hapur.

Dhe meqenëse Ballkani i Hapur ishte tregti e hapur me Serbinë pa asnjë lloj kriteri, tani na jepi edhe ju tregtinë ne.

Është formale kjo, se nuk mund t’i japë kurrë se Ballkani i hapur nënkupton i hapur me Serbinë, e cila ka traktate me ish-republikat sovjetike.

Ndaj dhe prodhimet në Shqipëri, të gjitha bien për shkak të importeve që bën Serbia nga republikat ish-sovjetike.

Akt tjetër i tradhtisë kombëtare është ky, akti më i lartë pas tradhtisë që i ka bërë Kosovës është ky.

Sepse është investuar 33 vite në procesin e integrimit në BE dhe nuk ka qenë kjo një përpjekje e gabuar.

Jo, kjo ka qenë përpjekja më fisnike, investimi më i drejtë që kanë bërë shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Kryengritje para Parlamentit me 12 mars

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, njoftoi …