Rama do të rrisë në 24% taksën e pronave

Nëse fitimi nga shitja e një prone do të jetë më shumë se 2.4 milion lekë të rinj, tatimi që do të mbajë shteti do të rritet në 23% dhe jo 15% sa është sot.

Në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, paratë që pronari i shtëpisë do të realizojë nga shitja e pronës do të tatohen në mënyrë progresive.

Në momentin që nga prona do të fitohet më pak, atëherë vlera që do të paguhet në tatime është 13%. Por sërish këto të ardhura do të mblidhen me paratë që shitësi merr nga paga, biznesi apo burime të tjera dhe kur kufiri kalon vlerën 2.4 milion lekë, taksa do të jetë 23%.

Kur fitimet nga shitjet e pronës do të jenë mbi 24 milion lekë të rinj, taksa bëhet 28%.

Aktualisht shteti takson me 15% diferencën mes vlerës së shitjes me atë të blerjes së shtëpisë.

Nëse një shtëpi e blerë vite më parë ka kushtuar 5 milion lekë të rinj dhe sot shitet 15 milion lekë, pronari i shtëpisë paguan 1.5 milion lekë taksë. Me mënyrën e re do të paguajë 2.3 milion lekë.

Drafti është në fazë konsultimi dhe pritet të prezantohet në qershor nga Ministria e Financave e pasi të mbarojë këtë fazë, do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply