Berisha: Mos u bëni mercenarë të Lubisë! Sot duhej të votonit për të autorizuar arrestimin e saj

Kryetari i PD, Sali Berisha, në seancën plenare të Kuvendit, akuzoi mazhorancën për mosfutjen në rend dite të çështjes së imunitetit të Belinda Balluku.

Nga foltorja e Parlamentit, Berisha tha se deputetët e shumicës po bllokojnë drejtësinë dhe po mbrojnë Ballukun nga përballja me akuzat, duke kërkuar që Kuvendi të kishte votuar menjëherë autorizimin për arrestimin e saj.

Berisha: Në poste ministrore janë vendosur bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lubi Ballukut, persona të cilat janë kokë e xhep të lidhur me Lubinë dhe që kanë vetëm një të ardhme, të ardhmen në qeli bashkë me Lubinë.

Por ajo që është tepër tronditëse, është se këtu në parlament nuk mund të kishte asnjë çështje tjetër përveç imunitetit të Lubi Ballukut.

Sado ta shtyni ju, unë u garantoj se forcë në botë që ta mbrojë atë dhe krimet e saj nuk ka.

Ajo është një hajdute që ka vjedhur shqiptarët me Edi Ramën dhe vetëm, qindra milionë dhe miliarda.

Ajo është një superhajdute që ka përdorur bandat më të rrezikshme, ka përdorur elementët më kriminelë për të kërcënuar punonjësit e prokurorisë dhe institucionit të akuzës dhe asaj i dilni zot ju se jeni mëkatarë.

Unë nuk them se secili prej jush është mëkatar, por ju udhëhiqeni nga banditë, nga kriminelë.

Lubia është një çështje ndërkombëtare.

Përderisa Shqipëria ka zgjedhur rrugën e integrimit dhe integrimi është një proces sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar, shteti ligjor në Shqipëri është sa kombëtar aq edhe ndërkombëtar, dhe ju për hir të saj, për hir të Edi Ramës bllokoni shtetin ligjor.

Shikoni se ku përfundojnë diktaturat.

Shikoni se çfarë pësoi Ajatollahu.

Diktatorët kanë vetëm një fund, fund të turpshëm dhe u siguroj që kjo që po i bëni Shqipërisë është një akt madhor antishqiptar.

Ju duhet të kishit hequr në mëngjes sot dhe autorizuar arrestimin e Lubi Ballukut për veprat më të rënda penale.

Për vjedhjet më të mëdha me Edi Ramën.

Po ju jeni të gjithë pengje të saj.

Edhe këtyre ministrave që ulen këtu, turp i madh.

Mos u bëni mercenarë të Lubisë. Mos u bëni mercenarë se u dinë të gjithë, ju keni firmat tek Lubia. U përdor ajo në momentet e fundit.

Mos i ndiqni këta se këta janë të lidhur këmbë e xhep me Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Partia Socialiste po shndërrohet në rrezik kombëtar!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore janë pa …