Nerandra Modi, nga ‘non grata’ në kryeministër i Indisë i mbeshtetur nga SHBA

Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave politike, gjënë e parë që mëson është se fjala “kurrë” në diplomaci nuk ekziston. Gjithmonë ka shtigje për marrëveshje apo rishqyrtim faktesh, rrethanash politike, gjeostrategjike etj.

Nelson Mandela, heroin simbol të rezistencës në Afrikën e Jugut administrata Reagan futi në listën e personave të cilësuar si terrorist në vitin 1986, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në SHBA. Ironikisht Mandela, do t’a vizitonte SHBA-në menjëherë pasi erdhi në pushtet administrata Bush në vitin 1990. Shpallja non grata nuk e pengoi të ishte presidenti i parë me ngjyrë i vendit të tij në vitin 1994.

Por ky nuk është rast i zoluar.

Një rast tipik është dhe ai kryeministrit i sotëm i Indisë Nerandra Modi, ka qenë për gati një dekadë person non grata nga administrata amerikane. Mbi të rëndonte një akuzë e rëndë, që kishte të bënte me masakrimin e rreth 1 mijë personave muslimanë në vitin 2002 në zonën e Gujarat ku ai ishte guvernator.

Nga ana e departamentit të shtetit u përdor një act i kongresit i vitit 1998, i cili sanksiononte masat që duheshin marrë për ata zyrtarë që shkaktonin përçarje apo luftë fetare, pasi mendohej se ishin deklaratat e Modit dhe përkrahja që i dha separatistëve hindu që shkaktuan gjenocid mbi popullsinë muslikmane atje.
Vendimi u mor në vitin 2005, ku Modit iu anullua dhe viza turistike. Megjithatë akuzat nuk u vërtetuan kurrë, dhe Modi vijoi jetën e tij politike.

Më pas siç u mësua për shpalljën non grata të tij kishte lobuar fort Komuniteti Musliman Indian në SHBA. Në shkurtin e vitit 2014, Nerandra Modi, në krye të partisë BJP, do kontakohej nga ambasadorja e SHBA në Indi, Nancy Powell kur të gjitha sondazhet flisnin se ai do ishte kryeministri i ri i vendit në zgjedhjet e pranverës.

Nerandra Modi do vizitonte SHBA në shtator të atij viti, në një pritje të veçantë në shtëpinë e Bardhë nga ish presidenti Barack Obama. Më tej në vitin 2019 do pritej në takim nga Republikani Donald Trump, ndërsa në shtatorin e këtij viti u prit në takim dhe nga Presidenti Biden, takim të cilit i parapriu një vizitë e sekretarit Blinken në Indi.

Pa dashur të zgjatemi, e sollëm këtë rast për të treguar se sjelljet e administratës amerikane, nuk drejtohen sipas midesë së ambasadorëve. Dhe këtu nuk bën përjashtim as rasti i zotit Berisha. Madje, nisur nga shembujt që sollëm më lart, duket qartë se akuzat ndaj tij janë të montuara politikisht për të çuar më pas tek një vendim konjuktural. Neradra Modin e votoi populli i tij, po ashtu dhe Nelson Mandelën i cili u njollos pa asnjë shkak vetëm se luftonte për të drejtat e popullit të tij.

Covid-19 vaccination: Narendra Modi to hold meeting with 40 district magistrates | Latest News India – Hindustan Times
Në rast se zoti Berisha është në të drejtën e tij, për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e tij në marrëdhënie me SHBA, si presidenti i parë shqiptar që ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë, apo si pritës i James Bejker, Presidentit Xhorxh W Bush, Sekretares Klinton, arkitekt i Shqipërisë në NATO, pozicionin e ndonjë diplomati nuk arrijmë ta kuptojmë.

Ata janë në atë pozicion të emëruar për të mbrojtur interesat e shtetit që ajo përfaqëson, dhe jo të mbyllin sytë para korrupsionit qeveritar dhe ta kërkojnë më pas atë atje ku nuk gjendet.

About Redaksia2

Check Also

Media gjermane: 100 mijë protestues në Beograd kërkojnë qeveri teknike

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi …

Leave a Reply