Berisha: Balluku tregoi se Rama është skllav i saj! Shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit ishte e turpshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Balluku tregoi se Rama është skllav i saj, shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit e saj, ishte e turpshme.

Xhorxhia Niço: Belinda Balluku u duk shumë e qetë pas dorëzimit të detyrës, mendoni se ka rënë dakord me Ramën që të mos ja dorëzojë imunitetin?

Sali Berisha: Dje ajo tregoi edhe njëherë se Rama është një skllav i saj. Nuk kishte shfaqje më të turpshme se takimi i saj me ata mëkatarë, që dëshmuan se janë bashkëautorë në vjedhjet e Lubisë.
Vetëm njerëz që kanë vjedhur bashkë me të, mund të duartrokisnin Lubinë si heroinën e tyre. Pra në një farë mënyre ajo i ekspozoi ata punonjës në shkallë ekstreme si bashkfajtorë, si bashkëhajdutë.
Unë këtë interpretim do ti jap takimit të saj të djeshëm.

About Redaksia

Check Also

Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në …