Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës.
Në përfundim të numërimit të votave, fitues është shpallur kandidati Adrian Gashi me 586 vota.
Kandidati tjetër Erion Luka mori 268 vota.
Nga të dhënat e Komisionit të Zgjedhjeve mësohet se, 19 vota kanë dalë të pavlefshme.
Gashi është Doktor i Shkencave Juridike, me studime pasuniversitare dhe me eksperiencë në trajnime ndërkombëtare në fushën e hetimit dhe bashkëpunimit policor.
Me një profil profesional të ndërtuar mbi eksperiencën institucionale, integritetin dhe angazhimin publik, Dr. Adrian Gashi është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, me synimin për të forcuar organizimin e demokratëve dhe për të ndërtuar një përfaqësim më të fortë politik për qytetin.
Gazeta RD