Rama jo vetëm që nuk ka lejuar sot SPAK të arrestojë Ballukun, por ka shkuar edhe më tej duke i bërë gjyqin para deputetëve të Partisë, prokurorëve që kanë hetuar ish-zëvëndesen e tij. Reagimi i sotëm i Ramës ka asgjësuar prokurorinë dhe e ka vendosur atë totalisht nën tutelën e Partisë-Shtet. Shqipëria është përballë një Grushti Shteti, i cili është bërë tashmë fakt nga kreu i një regjimi kriminal.
Nga deklarata e kreut të regjimit
Me libër shtëpie iu kthyen (Veliajt). Arresti pa gjyq është ky! Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kështu na e jep kushtetuta mundësinë që mos ta humbin nga sytë dhe të mos ta ndihmojnë viktimën më të madhe të reformës në drejtësi, parimi i prezumimit të pafajësisë. Që të ngremë votën për të votuar kërkesën për arrestimin e Ballukut me kartonët, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë. S’po them të kemi skenë krim apo kushte flagrante, apo prishje të provave, apo tentativë arratisje, që janë arsye të vlefshme. Për tjetrin, kishte akuzë për pastrim parash, korrësin, na u duk se kërkesa ishte e përligjur në atë kohë. Kam dhe diçka, materiali voluminoz, 16 mijë faqe, është në fakt tregues i dobësisë që ka akuza, por ato janë studime, projekteve, urdhëresa, janë arkiva e ministrisë së Infrastrukturës gjatë drejtimit të Ballukut, e marrë me kamion, e çuar për t’u futur në dosje. Dosje që nëse bën provë për diçka, është prova më e fortë e punës së madhe serioze, të Ministrisë së Infrastrukturës, të tjerat janë dokrra. Po të isha një nga ata të Këshillit të Mandateve, do t’i ktheja pas ato 1600 faqe janë dokrra. Iluzione optike! I mbani mend ato pasqyrat e thyera kur keni qenë fëmijë, kapnin dellin dhe ia përplasin në sy sikur erdhi dielli përballë, ashtu janë dhe ato 16 mijë faqe.
Gazeta RD