Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për Panorama Online, në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Në reagim thuhet se BE është në dijeni të rezultatit të votimit për imunitetin e Ballukut, ndërsa thekson se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
Po ashtu zyra e BE në vendin tonë thekson rëndësinë e sigurimit të mjedisit të përshtatshëm që Prokuroria e Posaçme Antirkorrupsion të kryejë punën në mënyrë efektive.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin për Panorama Online.
Gazeta RD